#kundershtim #Projekt #Ligjit #“Per #Urdherin #Profesional
Nje grup nismetaresh te perbere nga 11 Shoqata kane ndermarre iniciativen per te pergatitur nje projekt ligj “Per Urdherin Profesional te inxhinierit” i cili tashme po diskutohet ne Komisionin e Veprimtarive Prodhese ne Kuvend ku ka vajtur me aprovimin dhe prezantimin e deputetes Znj Luljeta Bozo. Une nuk dija gje per kete projekt ligj, asnje nga miqte dhe koleget e mi nuk e dinte dhe u ndodhem para faktit qe kjo nisme duhet te konkretizohet me ligj. A eshte e drejte te behet ligj per inxhinieret pa vene ne dijeni e jo me pyetur inxhinieret? Ne e lexuam dhe nuk jemi dakort as me Projket Ligjin as me Relacionin shpjegues te tij te cilin e gjeni ne faqen zyrtare te Kuvendit te Shqiperise.
https://www.parlament.al/ProjektLigje/ProjektLigjeDetails/55722
Ne e kundershtojme me force kete Projekt Ligj pasi nuk ka perfaqeson ne si komunitet, eshte bere me qellimin per te monopolizuar vleren intelektuale te inxhiniereve te Shqiperise ne duart e nje Grupimi nen petkun e UPI-t, dhe krijon mundesine per prishjen e klimes se tregut te lire. Nese aprovohet profesioni i inxhinierit ne vendin tone shkaterrohet perfundimisht ne menyre te pariparueshme.
Une e kundershtoj dhe shpresoj qe deputetet tane te cdo grupimi qe jane pjese e Komisionit te Veprimtarive Prodhuese ne Kuvendin e Shqiperise ti bashkohen mendimit tone dhe te mos e aprovojne duke treguar profesionalizem dhe respekt per forcen e shumices si kriteri kryesor i demokracise.
Jep edhe ti mendimin tend, Voto ne kete platforme pasi zeri yt do te marre vlere dhe do ndikoje ne rezultatin final te ketij procesi. FALEMINDERIT!
If you want us to advertise this petition on Google and Facebook to those people who may be interested, please donate.